Aktori i njohur turk Salih Kalyon i ka dhënë të martën lamtumirën e fundit bashkëshortes së tij, Inci Kalyon.

Inci, bashkëshortja e aktorit që mbahet mend për rolin e Serdarit, babait të Ejshanit në serialin “Ezel”, ka humbur jetën të dielën në një spital privat në Bodrum.

Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga agjencia e lajmeve “IHA”, Kalyon nuk është larguar për asnjë moment nga arkivoli me trupin e bashkëshortes së tij. Vajzat  e tyre Ekin ndërkohë me zi qëndronte në këmbë.

Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë shumë aktorë dhe kolegë të Kaylon.

Po luftonte me vdekjen në spital prej 33 ditësh. Për vite të tëra është kuruar në SHBA, ndërsa më pas erdhëm në Bodrum. Humba shoqen time të jetës së  47 viteve

”, tha Salih Kalyon./tvklan.al