Të shtunën luhet java e 14-të

Superliga do të rinisë këtë të shtunë me ndeshjet e javës së 14 pas shtyrjes për shkak të tragjedisë natyrore që goditi vendin.

Takimi më i rëndësishëm i javës do të jetë Tirana-Kukësi. Skuadrat kanë patur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur.

Megjithëse gjenden 4 pozicione distancë në renditje, Kukësi i vendit të dytë ka vetëm 3 pikë më shumë se Tirana e vendit të 6.

Bardheblutë me 2 barazime dhe një humbje, si dhe turbullirën që solli deklarata për dorëheqje e trajnerit Ahmataj shkojnë në një ndeshje të cilën duan ta fitojnë për të sjellë qetësi në klub.

Partizani udhëton drejt Ballshit për t’u përballur me Bylisin që ka marrë dy goditje në 2 ndeshjet e fundit në Superligë nga Skënderbeu dhe nga Kukësi.

Vendasit do të përpiqen të fitojnë në fushën e tyre duke ndalur Partizanin që duket se ka një ecuri më të qëndrueshme në fazën e dytë.

Në takimet e tjera të javës Luftëtari pret Vllazninë, Laçi Flamurtarin, ndërsa Teuta do të përballet me Skënderbeun.

Tv Klan