Ylli i popit renditet në vendin e 7-të, Ed Sheeran kryeson listën

Rita Ora është një nga këngëtaret më të dëgjuara në Britaninë e Madhe për vitin 2019.

Ylli i popit është renditur ne vendin e shtatë, duke lënë pas grupet  e njohur Coldplay dhe Maroon 5.

29-vjeçarja ka falenderuar fansat e saj për mbështetjen thuajse 10-vjeçare.

“Faleminderit që dëgjoni dhe kërceni me këngët e mia”, shkruan Ora në një postim në Instagram, duke njoftuar se këngë të reja do të vijnë se shpejti.

Lista me 10 artistët më të dëgjuar në Britaninë e Madhe kryesohet nga Ed Sheeran.

Tv Klan