Rita Ora pasi përfundoi pushimet me të dashurin dhe miqtë e saj në Ibiza të Spanjës, ka vendosur të kalojë disa ditë relaksi edhe në ishullin grek Korfuz.

Sipas Daily Mail, ajo po qëndron në një resort që kushton 22,260 dollarë nata. Vila e saj është rreth 1,000 metra katrore dhe në të mund të qëndrojnë deri 14 persona. Këngëtarja ka dhe një kuzhinier privat që është në dispozicion të saj 24 orë.

Rita nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit disa foto provokuese nga pishina e resortit. Ajo ka pozuar topless duke “ngritur” temperaturat në ishullin grek. Këto foto janë pritur shumë mirë nga ndjekësit, ku nuk kanë munguar as komplimentet për format e saj trupore.

Sipas Ritës, këto janë pushimet më të bukura që po kalon me miqtë dhe familjarët dhe është shumë e lumtur./tvklan.al