E bukur, sensuale dhe shumë seksi, kështu shfaqet Rita Ora në klipin e saj të fundit.

Bëhet fjalë për këngën e titulluar “Let You Love Me”, pjesë e albumit të saj më të ri “Phoenix”.

‘Let You Love Me’ është publikuar audio në YouTube pak para klipit ashtu siç edhe vetë këngëtarja kishte paralajmëruar në Instagram, ku shkruante se nuk do të vononte as video e këngës.

Rita ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që ishin pjesë e këtij projekti, duke thënë se shpreson që të gjithë të kënaqen duke e parë videoklipin, siç është kënaqur ajo vetë gjatë realizimit.

Kënga “Let You Love Me” i paraprin albumit, i cili publikohet më 23 Nëntor.

Tv Klan