Kërkohet pasaportë vaksine, test negativ ose dëshmi e kalimit të virusit

Nëse shtetasit shqiptarë apo të huaj që hyjnë në vendin tonë nuk kanë një prej dokumenteve të sipërpërmendura duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe më pas të kryejnë testin për të treguar nëse janë negative.

Pasagjerët që u futën nëpërmjet pikës doganore në Rinas u shprehën se autoritetet u kanë kërkuar një nga dokumentat që lidhen me COVID-19.

“Jam italian dhe sapo mbërrita në vendin tuaj, më kërkuan vaksinën anti-Covid në doganë”.

“Po, sapo mbërritëm këtu na kërkuan vaksinën, kudo kemi lëvizur pa problem, por se di pse na e kërkuan këtu. Gjithsesi kemi bërë vaksinën Pfizer”.

Në mesin e turistëve të huaj nuk munguan dhe ata të cilët nuk ishin në dijeni të ndryshimit të masave anticovid në Shqipëri.

“Jemi nga Portugalia”.

Gazetari: A ju pyetën për vaksinën në doganë?

“Po patëm probleme në doganë. Nuk e dinim për rregullat e reja në Shqipëri. Kërkuam në internet dhe nuk gjetëm asgjë”.

Gazetari: Do bëni karantinë 10 ditë tani?

“Jo, na lanë të kalonim. Do bëjmë pushime me familjen për 9 ditë. Të gjithë ishim pa test, pa vaksinë”.

Me shtrëngimin e masave anti-Çovid prej 6 Shtatorit, brenda në godinat e aeroporteve nuk lejohen familjarët që shoqërojnë udhëtaret dhe mbi të gjitha duhet që të gjithë të përdorin maska, në të kundërt ndëshkohen.

Klan News