Kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021, Forozan Kohestani humbi punën e saj në një organizatë të huaj dhe iu desh të gjente një punë tjetër. Mes shumë përpjekjeve ajo nisi biznesin e saj, një dyqan  ëmbëlsirash e cila rezultoi një mundësi shumë e mirë edhe për gra të tjera afgane që nuk ishin në gjendje të gjenin një punë për shkak të rregullave të rrepta të regjimit të ri taleban.

 “Para disa viteve kam punuar  me një OJQ-të. Kam humbur punën kur ndryshoi regjimi. Nuk doja të rrija në shtëpi pa bërë asgjë, kështu që vendosa të filloj një biznes ku mund t’i shërbej kombit tim dhe vetes, por edhe atyre grave që janë të privuara nga arsimi dhe atyre që janë të papuna, pasi disa prej tyre janë të vetmet që mbajnë familjen.”

Në vitin 2020 njo mori një kredi prej 4,870 dollarë dhe me këtë shumë nisi të ndërtonte me shumë mundim dyqanin e saj dhe të punësonte 15 gra dhe pesë burra.

Në fillim, puna po ecte mirë dhe me fitimet nga ky biznes ajo mundi të përballonte rrogat e punonjësve të saj dhe të paguante shpenzimet dhe nevojat e familjes së saj. Por teksa ekonomia e Afganistanit vazhdoi të përkeqësohej, pas vetëm një viti, të ardhurat e saj mujore u ulën me 50%. Biznesi i saj tani është në prag të falimentimit.

Kohestani dy muaj më parë ka tentuar të aplikojë për një kredi tjetër, por banka e ka refuzuar sepse ajo ende është duke shlyer kredinë e mëparshme. Ajo tani po përpiqet të marrë hua para nga miqtë e saj për të mbajtur biznesin e saj në këmbë dhe për ta shpëtuar atë nga falimentimi.

“Kur shkojmë në banka për të aplikuar për kredi, bankat na kërkojnë certifikatën e pronësisë së banesës si kolateral, që është sfida kryesore për ne. Dhe së dyti ata kërkojnë dy punonjës të qeverisë si garantor dhe për  ne  është shumë e vështirë ti gjejmë ata.”

E ardhmja e pasigurt shqetëson shumë nga punonjësit e Kohestanit të cilët do të mbeten pa asnjë alternativë tjetër punësimi.

“Nëse biznesi ynë falimenton , nuk do të na mbetet asgjë tjetër, përveç mungesës së shpresës, dhe kjo mund të na çojë në depresion. Ky vend është shpresa e vetme e punëtoreve. Pa këtë shumë do të  kalojnë në depresion dhe do t’u duhet të lypin në rrugë”.

“Nuk dua ta humb punën. Nëse kjo ndodh, nuk do të kem çfarë të bëj veçse të rri në shtëpi. Ka shumë gra që nuk kanë një mashkull  dhe janë të vetmet  që mbajnë familjen e tyre, ndaj papunësia është një problem i madh për to. Ata mund të kenë nevojë të lypin në rrugë.”

Bizneset e udhëhequra nga gra si ajo e Kohestanit tani po përballen me një sërë problemesh në aksesin e kapitalit dhe tregjeve për shkak të kufizimeve të talebanëve, tregoi një studim i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara i publikuar në mes të prillit.

Ky raport zbuloi se 41% e 3,100 sipërmarrëseve afgane të anketuara duhej të merrnin borxhe, por vetëm 5% e tyre kishin mundur të merrnin kredi përmes një banke ose institucioni mikrofinanciar.

Në vend të kësaj ato kanë kërkuar para nga miqtë ose anëtarët e familjes. Të anketuarat tregojnë gjithashtu se kufizimet penguan aktivitetin e tyre, me mbi 70% që thanë se nuk ishin në gjendje të  lëviznin pa një kujdestar mashkull.

“Talebanët gjithmonë na pyesin se ku është shoqëruesi ynë. Por rrogat tona nuk mjaftojnë për të paguar tarifat e taksisë si për ne, ashtu edhe për kujdestarin, pa llogaritur këtu edhe shpenzimet që kemi për  familjet tona.”

Rregullat e ashpra të talebanëve ka bërë që punësimi formal i grave i cili ishte i ulët edhe para se talibanët të merrnin pushtetin në 2022 të bjerë, sipas organizatave ndërkombëtare të zhvillimit dhe punës.

“Kërkesa e ulët për mallrat e tyre, aftësia e kufizuar për të eksportuar për shkak të këtyre bllokimeve të pagesave,sfida reale për të aksesuar financat, dhe kjo është diçka për të cilën flasim në raportin që publikuam. Vetëm 5% e grave sipërmarrëse janë në gjendje të marrin kredi nga bankat dhe ka kufizime të mëdha në lëvizjen dhe aftësinë e tyre për të bërë biznes për shkak të diskriminimit e kështu me radhë.”

Megjithatë, disa gra sipërmarrëse kanë vazhduar me bizneset e tyre dhe disa zyrtarë talebanë, përfshirë ministrin e tregtisë, kanë thënë se administrata e tyre dëshiron të mbështesë bizneset e grave shumë prej të cilave merren me thurje qilimash dhe punë të ndryshme artizanale.

Klan News