Turqia ka bllokuar Instagramin pa dhënë një arsye të këtij vendimi ose sqaruar se sa kohë do të zgjasë bllokimi i këtij rrjeti social për përdoruesit.

Një lëvizje e tillë e autoriteteve turke vjen pas komenteve të zyrtarit turk Fahrettin Altun i cili kritikoi kompaninë Meta pasi kjo e fundit bllokoi postimet  ku shpreheshin ngushëllime për vdekjen e liderit politik të grupit të Hamasit Ismail Haniyeh.

“Kjo është censurë, e pastër dhe e thjeshtë,” tha Altun, drejtori i komunikimit i presidencës turke, në “X”, duke kritikuar për pengimin e përdoruesve në Turqi që të postojnë mesazhe ngushëllimi për Haniyeh.

Ndryshe nga aleatët e saj perëndimorë, Turqia nuk e konsideron Hamasin si një organizatë terroriste.

Vendi është duke mbajtur një ditë zie për Haniyeh, gjatë së cilës flamujt do të valëviten në gjysmë shtizë.

Klan News