Fitorja e një tjetër mandati 6-vjeçar presidencial nga Nikolas Maduro bëri që në Venezuelë të rikthehen revoltat popullore. Dhjetëra-mijëra mbështetës të opozitës dolën në rrugë gjatë natës për të kërkuar largimin e presidentit majtist, në pushtet prej 11 vitesh, duke e akuzuar atë se ka manipuluar masivisht votat.

Grumbullime masive, siç duket edhe në këto pamje pati në zonat qëndore të kryeqytetit Karakas. Manifestuesit u përpoqën të marshojnë drejt pallatit presidencial dhe parlamentit, por forcat e sigurisë, policia, ushtria dhe militantët vullnetarë pro Maduros qëlluan edhe me armë drejt turmave për t’i ndaluar dhe shpërndarë, duke shkaktuar disa të plagosur.

Protestuesit sulmuan dhe rrëzuan monumentet e presidentit majtist Hugo Çavez, pararendësit të Maduroës. Opozita pretendon se kandidati i tyre Edmundo Gonzalez Urrutia ka fituar zgjedhjet presidenciale me 73.2% dhe se diktatura majtiste e Maduros, siç e quajnë ata ka manipuluar masivisht votat.

Në një deklaratë për mediat, Nikolas Maduro tha se mandatin e tretë presidencial e siguroi me 51% të votave dhe tha se është mësuar me revoltat e nxitura nga perëndimi, të cilat, siç tha di tashmë si t’i mposhtë.

Tv Klan