Qytetarët në Elbasan i përdorin për gatim, ndonëse janë në dijeni se mund të shpërthejnë

Ngjarja e disa ditëve më parë në Velipojë ku nga shpërthimi i një bombole gazi u dogjën 4 anëtarë të familjes Gjoka dhe për pasojë 2 motra ndërruan jetë ndërsa nëna me të birin ndodhen në spital në Itali, i ka frikësuar qytetarët. Banorë të Elbasanit thonë se e përdorin gazin për të gatuar ndonëse e dinë se janë të rrezikuar.

Të tjerë kanë hequr dorë nga bombolat. Në repartin e shërbimit zjarrfikës në Elbasan janë të shumta telefonat nga qytetarë që kërkojnë ndihmë.

Drejtori i Zjarrfikëses, Taja Alla u rekomandon qytetarëve që të përdorin bombola të certifikuara. Sipas specialistëve bombolat e gazit që qytetarët i përdorin për gatim, nuk duhet të vendosen në ambiente të brendshme ndërsa janë bombola që përdoren për kamping.

Klan News