Fatmir Xhafa, sekretar për çështjet ligjore në Partinë Socialiste paralajmëron një tjetër rrezik që mund pasojë rrëzimin e dekreteve të presidentit për anëtar të Gjykatës së Lartë, pazarin e emrave.

Deklarata u bë gjatë një tryeze të thirrur nga fondacioni “Qemal Stafa” mbi reformën e sistemit gjyqësor, që padyshim nuk mund të anashkalonte debatin më të nxehtë në të cilin është  përfshirë aktualisht politika.

Fatmir Xhafa: “Nga ana e mazhorancës aktuale, i ashtuquajturi votim në princip kërkon të diktojë kalimin në pazare emrash ndërmjet partisë në pushtet dhe institucionit të presidentit. Opozita nuk mund dhe nuk do të pranojë të shërbejë as si fasadë dhe as si garniturë për të justifikuar urzurpimin politik të institucioneve të pavarura, apo me keq të shërbejë si alibi për të shpallur konsensus artificial përballë partnerëve ndërkombëtar.”

Diskutimet e ekspertëve të thirrur në tryezë u fokusuan në domosdoshmërinë e bërjes së një reforme që garanton mbi të gjitha pavarësinë e gjyqësorit./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi