Këshilli i Europës i drejtohet Venecias për Ligjin e Mediave Audiovizive

Dekreti i Presidentit Meta që kthen për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Komunikimet Elektronike ka përplasur në Kuvend maxhorancën dhe institucionin e kreut të shtetit. Përfaqësuesi ligjor i Presidentit argumentoi se edhe ky ligj sikundër ai për mediat audiovizive bie ndesh me Kushtetutën, lirinë e medias dhe nuk është në harmoni me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, pasi e kthen AKEP-in në një vjelës gjobash.

Por socialistët argumentuan se kufiri i gjobave që duhet të vendosë AKEP-i është deri në 1 milionë lekë dhe se ky titull ekzekutiv nuk është një kompetencë e re që i është ngarkuar me ligjin e ri këtij Autoriteti. Këshilli i Europës ka dërguar në Venecia për opinion Ligjin për Mediat Audiovizive, pjesë e paketës Antishpifje.

Marsi është edhe afati se kur pritet që Venecia të japë një opinion për ligjin tjetër të atakuar nga Presidenti si antikushtetues. Ndërkohë që mazhoranca e rrëzoi dekretin për Ligjin e Komunikimeve Elektronike, pjesë e paketës Antishpifje.

Tv Klan