Ndikojnë temperaturat e larta dhe sëmundjet kronike

Prej disa ditësh urgjenca polivalente në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza po përballet me fluks të shtuar të pacientëve që kërkojnë ndihmën e menjëhershme të mjekëve.

Shefi i Urgjencës, Eqerem Hasani bën me dije se shtimi i rasteve që vijnë në spital është ndikuar jo vetëm nga moti, por edhe izolimi nga pandemia.

Moshat e mesme dhe të sëmurët kronikë zënë peshën më të madhe të urgjencave.

Sa i takon patologjive ato janë nga të gjithë llojet, duke filluar nga virozat e stinës e deri tek problemet e zemrës.

Tv Klan