Mira Meksi – Shkrimtare

Në muajin tetor të 2019 Mira Meksi ka botuar librin “Diktatori në kryq”. Shkrimtarja Mira Meksi sjell anët e errëta dhe pikat e dobëta të diktatorit Enver Hoxha me romanin e ri “Diktatorit në kryq” Meksi me këtë vepër letrare çmitizon pushtetin e Hoxhës të lexuesit. Diktatori dhe kryqi janë dy anët të kundërta të medaljes, por Mira Meksi me këtë titull ka ndarë edhe linjat e romanit. “Diktatori në kryq” është një libër i ndërtuar me fakte historike, por i rrëfyer me një gjuhë të pasur letrare dhe simbolike që i flet lexueseve të gjerë. Me një moshë më shumë se 15 shekullore, Kisha e Labovës së Kryqit vlerësohet si një prej monumenteve më të rralla historike, fetare e kulturore të Shqipërisë. Ajo njihet si një prej 40 kishave të para, të ndërtuara në gjithë botën. Ndodhet në fshatin Labovë e Kryqit, në rrethin e Gjirokastrës, i vendosur në shpatin verior të malit të Buretos, mbi lumin e Suhës që është një degë e lumit Drino, në të djathtë të qytetit të vogël të Libohovës. Nga periudha bizantine deri më sot quhet Labova e Kryqit dhe emri lidhet me kryqin e kishës në fjalë.Historia e Kryqit të Laboves zë fill në vitin 326 Pas Krishtit. Ky kryq u nda në dy pjesë, një pjesë mbeti në Jeruzalem dhe pjesa tjetër u dërgua në Konstandinopojë. Disa copa druri nga ky kryq u shpërndanë. Një prej tyre mendohet se gjendej në kryqin e kishës së Labovës. Kur në vitin 1967 u shkatërruan të gjitha kultet fetare, ky kryq u fsheh dhe u ruajt. Ai u vodh në vitin 1989 dhe asnjëherë nuk u gjet, pavarësisht kërkimeve private nga banorët apo apeleve të shumta për rikthimin e tij në kishën e Shën Mërisë në fshatin Labovë e Kryqit.

Fortesa Orana – Karateiste/Perfaqesuese e Federatës së Karatesë të Kosovës

Fortesa Orana, 23 vjeç, është karateistja kampione dhe përfaqësuesja e Kosovës në sportin e Karatesë. Ajo është nga Gjilani. Ka punuar si modele por edhe si prezantuese në programin sportive në Tribuna Channel “Arena Sportive”. Për momentin ajo e ka lënë modelingun dhe ekranin për tju përkushtuar sportit të Karatesë pasi synimi I saj janë lojrat Olimpike në Tokyo 2020, ku Fortesa po përgatitet që të të kualifikohet dhe ndjen se është shumë afër. Komiteti I Kosovës për Olimpiadën ndër gjashtë propozimet e saj për Tokyo 2020 është dhe emri i Fortesa Orana e cila është e vetmja vajzë në sportin e Karatesë që përfaqëson Kosovën. Sportin e Karatesë e ka nisur që në moshën 7-vjeçare.Ajo është shpallur disa herë kampione dhe 10 herë sportistja e vitit në Federatën e Karatesë së Kosovës. Kampione Ballkanit në vitin 2018 në kategorinë senior si dhe fituese e vendit të 5 në kampionatin e Europës në 2019. Gara e saj e parë ndërkombëtare ka qen Austria 2012, ku është shpallur kampione në kategorin e kadeteve.Sukseset vazhduan dhe ajo ka marrë disa herë vendin e parë si në Dubai, Las Vegas, Zvicër, Maqedoni etj.

SENIOR RREZULTATET: Kampione ballkanike në Turqi/Kampione e Kosovës Vendi 5-të në premierligën Roterdam  (gara e saj më fortë) Vendi i 5-të në Kampionatin Evropian për senior në Spanjë Vendi I parë në kupën e Maqedonisë/ Vendi i 7-të në botë në ekipin e femrave.

Qazim Strazimiri – Gazetar/Moderator “Habitus” ne Klan plus

Do të flasim në këtë pjesë të tretë, për nje program mjaft interesant qe ofron mundesine e informimit mbi pronen dhe arredimin , permes eksperteve. Bëhet fjalë për programin “Habitus” që trasnmetohet në ekranin e Klan Plus, çdo te diele ne oren 20.00 nga gazetari Qazim Strazimiri . Synimi i ketij emisioni eshte qe permes agjenteve imobiliare, arkitekteve tju vije ne ndihme te gjithe atyre qe prej kohesh kerkojne te investojne ne nje prone/pasuri te paluajtshme . Jemi ne studio për të na treguar më shumë, gazetarin dhe moderatorin e ketij programi, Qazim Strazimirin.