Mohamed Salah kërkon të përfitojë nga të qenit simbol në “Anfield Road’. Sulmuesi egjiptian ka shkëlqyer te Liverpool, ku në 206 paraqitje me fanellën e të kuqve ka arritur që të shënojë 127 gola. Kjo ka rritur kreditet e tij te skuadra angleze, që tanimë ka ngjallur interesin edhe të skuadrave të tjera.

Por kontrata me Liverpool skadon në qershorin e vitit 2023 dhe Salah është gati për ta zgjatur edhe më tej. Lojtari aktualisht merr 11 milionë euro, teksa për të rinovuar, egjiptiani kërkon një rritje të konsiderueshme të pagës. Në skuadrën aktuale të Jurgen Klopp, Salah është lojtari i dytë më i paguar pas Virgil van Dijk, i cili fiton pak më shumë se një milion euro në krahasim me ish-sulmuesin e Romës.

Sipas “Mirror” Salah ka kërkuar një rritje të rëndësishme për rinovimin me “The Reds” duke e rritur nga 11 në 28 milionë euro në vit! I takon Liverpool-it të vendosë nëse do të respektojë apo jo kërkesat e futbollistit egjiptian.

Klan News