Perplasje mes dy liderëve në darkën informale

Udhëheqësit e 44 vendeve evropiane u mblodhën të enjten në Pragë për takimin përurues të Komunitetit Politik Evropian, në një shfaqje që synon të nxisë rrisë sigurinë dhe përparimin në kontinentin e goditur nga krizat.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se takimi i sotëm është një mesazh i unitetit evropian dhe për të gjithë evropianët, pavarësisht nëse janë anëtarë të Bashkimit Evropian apo jo.

Por në këtë samit nuk munguan as divergjencat mes Turqisë dhe Greqisë. Shkak u bë fjalimi i mbajtur në darkën e liderëve të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili nuk ngurroi të akuzojë Greqinë për provokime në detin Egje.

“Kjo nuk vlen vetëm për Greqinë, por për çdo vend që na shqetëson dhe na sulmon. Përgjigja jonë ndaj tyre është “Mund të mbërrijmë papritur një natë. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe ta kuptojnë këtë.”

Sakaq, mediat greke shkruajnë se kryeministri Kyriakos Mitsotakis në darkën informale në Pragë iu kundërpërgjigj Erdoganit, duke deklaruar se duhet të ndalonte vënien në dyshim të sovranitetit të ishujve.

Tv Klan