Trajneri Fernando Santos është i lumtur për fitoren e parë si trajner i Polonisë. Tekniku portugez analizon sfidën ndaj kuqezinjve.

“Më vjen mirë që ndeshja ndaj Shqipërisë ishte kaq e shpejtë. Pas asaj që ndodhi në sfidën e parë, na duhej një pushim i shpejtë. Jam i kënaqur që e kontrolluam lojën, jo për të gjithë nëntëdhjetë minutat, por në pjesën më të madhe. Përqendrimi dhe puna në grup ishin gjërat më të rëndësishme. Përveç kësaj, aftësia për të mbrojtur, të shkonim lart dhe ktheheshim në mbrojtje. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Është mirë që fituam. Jemi në rrugën e duhur”.

Por tekniku e pranoi se ka ende shumë për punë të bërë në përfaqësuese.

“Ka shumë gjëra për të përmirësuar gjatë gjithë kohës. Kemi një proces të gjatë përpara, për të cilin duhet të kemi durim. Skuadrat e forta nuk ndërtohen brenda natës. Shpresoj se do të bëhet gjithnjë e më mirë çdo ndeshje, jam i sigurt për këtë”.

Në fund tekniku falenderoi edhe tifozerinë polake për përkrahjen në stadiumin “Narodovi”.

“Doja të falënderoja tifozët për mbështetjen e tyre. Atmosfera ishte e mahnitshme dhe na ndihmoi në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Falenderoj gjithashtu të gjithë ata që e ndoqën takimin në TV. Do të thotë shumë për ne, pa mbështetjen tuaj kjo fitore nuk do të ishte e mundur”.

Pas dy takimeve, përfaqësuesja polake gjendet në vend të dytë në renditjen e Grupit E me 3 pikë.

Klan News