SPAK nxjerr vendimin për shkëlqim Mirin, i dënuar për korrupsion

Prokuroria Speciale Antikorrupsionit SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së gjyqtarit Shkëlqim Miri, i akuzuar dhe dënuar për korrupsion me 2 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. I shkarkuar nga vettingu, Miri nuk justifikoi dot 145 mijë euro dhe 1000 $ ndaj është kërkuar sekuestrimin i tyre së bashku me 9.3 milionë lekë kesh.

Në datë 9 Nëntor 2017, Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar e ndaloi ish-gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri, pasi ai liroi nga burgu të dënuarin për vrasje Gentjan Doda, kundrejt një ryshfeti prej 30 mijë eurosh.

Në momentin e arrestimit atij iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë, një pjesë e të cilave iu kthyen pasi ai i justifikoi me faktin që i kishte marrë nga të afërmit për t’u kuruar nga tumori.

Klan Plus