Në ndeshjet e javës së dytë të Serie A, diskutohet ende fitorja e Napolit me përmbysje ndaj Milanit, dhe mbi të gjithë veçohet Piotr Zielisnki si udhërrëfyesi teknik i skuadrës së drejtuar nga Ancelotti. Lojtari që ktheu rrjedhën e ndeshjes me 2 golat dhe paraqitjen e tij.

Por nëse humbja e Milanit ndaj Napolit është disi e justifikuar, barazimi i Interit në shtëpinë e vet përballë Torinos konsiderohet si dështimi më i madh i kësaj jave. Zikaltrit e pushuan lojën e tyre në pjesën e dytë duke qënë të bindur se kishin siguruar fitoren me dy golat e pjesës së parë.

“Nuk reaguam për të vazduar ndeshjen ashtu si në pjesën e parë dhe është e qartë se kundërshtarët do të marrin në dorë lojën kur t’i heq dorë prej saj. Humbëm besimin për të treguar cilësitë ashtu si në minutat e para”

, thotë trajneri i zikaltërve.

Është vlerësuar si goli më i bukur i javës por do të jetë në listë edhe për golin më të bukur të kampionatit. Goditja në ajër më kthesë e Mirko Antenuccit ndaj Parmës soli fitoren e SPAL si do të krahasohet me golat e Zidanë, e Ronaldos.

Ndërsa si aksioni më i mirë veçohet ai me 9 pasime të futbollistëve të Milan, që solli golin e Bonaventura. Asisti i Borinit duke u hedhur meriton notën 10.

Spektakli që Fiorentina dha ndaj Chievos në fitoren 6-1 krijoi përshtypjen se skuadra e Stefano Piolit sapo e kuptoi potencialin që ka. Nëse do të vazhdohet me këtë frymë, sezoni i sivjetshëm i Serie A do të jetë tejet argëtues. Polemika i takon barazimit in-extremit të Sassuolos ndaj Cagliarit. VAR akordoi një 11-metërsh.

Tv Klan