Milan dështoi edhe në sfidën e radhës në Europa League. Në “San Siro”, kuqezinjtë u mundën nga  Betis 2 – 1. Sanabria dhe Lo Celso shënuan për spanjollët, ndërsa për Milanin realizoi Cutrone.

Arsenal fitoi minimalisht 1-0 ndaj Sportingut në Lisbonë.

Fenerbahce barazoi 2-2 në fushën e Anderlecht.

Ndeshja mes AEK Larnaka dhe Ludogorets, e drejtuar nga gjyqtari shqiptar Enea Jorgji përfundoi në barazim 1-1.

Lazio arriti të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën e Marseille, ku mposhti vendasit 3 – 1. Golat u shënuan nga Ëallace, Caicedo dhe Marusiç.

Me të njëjtin rezultat 3-1 fitoi edhe Chelsea ndaj Bate Borisovi. Të tre golat e londinezëve u shënuan nga mesfushori Ruben Loftus-Cheek.

Sevilla mundi 6-0 turqit e Akhisar. Edhe Villareal fitoi thellë 5-0 me Rapidit të Vjenës.

Tv Klan