809 persona kanë humbur jetë në Spanjë në 24 orët e fundit. Autoritetet lokale njoftuan se numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 11.744 persona.

Mbi 7.026 të tjerë kanë rezultuar të infektuar duke e rritur akoma më tej numrin, rreth 124 mijë. Ky numër e bën që Spanja të ketë një numër më të lartë të infektuarish se Italia.

Megjithëse numrat janë ende të larta, në Spanjë ka shpresë. Kjo është e dyta ditë rresht që numri i të vdekurve ka rënë dhe gjithashtu hera e parë në 3 ditë që numri i viktimave ka rënë nën 900.

Edhe numri i të infektuarve është më i ulët se të premten. Kjo ka bërë që ministri i Shëndetësisë të njoftojë se këtë javë vendi mund të ketë arritur pikun. /tvklan.al