Trajneri ka besimin e presidentit për momentin

Quique Setien do të qëndrojë për momentin trajner i Barcelona. Pavarësisht dështimit në kampionat që u rikthye te Real Madrid, Setien do të vijojë te katalanasit sipas gazetës “Mundo Deportivo”.

Presidenti Josep Maria Bartomeu i ka dhënë besim trajnerit pas një takimi me tyre. Setien u vendos në diskutim pas humbjes në shtëpi me Osasuna aq sa edhe kapiteni Lionel Messi deklaroi që nëse nuk ndryshon situata do të pësojnë edhe ndaj Napoli në Champions League.

Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e kthimit napolitanët më 8 gusht në “Camp Nou”, ndërsa sfida e parë në Itali u mbyll në barazim 1 – 1. Quique Setien është nën kontratë deri në 30 qershor të 2022 me Barcelona, por një dështim në Champions League mund ta kthejë sërish në diskutim qëndrimin e tij.

Tv Klan