E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Leyla Moses-Ones nxit Policinë Shqiptare të vazhdojë luftën kundër terrorizmit. Zyrtarja amerikane thotë se asnjë vend nuk është imun ndaj këtij fenomeni.

Dua të vlerësoj përpjekjet e bëra nga policia gjatë vitit të kaluar. Ju keni treguar profesionalizëm dhe guxim në detyrën tuaj për të mbrojtur qytetarët. Kjo është jetike për zhvillimin e shoqërisë, si dhe për synimet specifike të policisë në luftën kundër krimit dhe dëshiroj t’ju nxis që të vazhdoni në atë drejtim

.”

Moses Ones sjell si shembull arrestimin pak ditë më parë në Elbasan të Bledar Ibrahimit, i akuzuar si i përfshirë në grupe terroriste.

Policia e Shtetit Shqiptar arrestoi një individ të rrezikshëm, të lidhur me terrorizmin. Kjo tregon një rritje në zhvillimin e aftësive që i atribuohet trajnimeve të kohëve të fundit. Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizatat e policisë më të mira në Evropë

”.

Dy kanë qenë rastet më të bujshme të goditjes ndaj grupeve radikale të autoriteteve shqiptare. I pari ishte ai në vitin 2016, kur u arrestuan 9 imamë të vetëshpallur që rekrutonin shqiptarë në Siri, ndërsa rasti i dytë ishte në Tetor të atij viti, kur u godit një grup në Shkodër që kishte planifikuar të sulmonte Kombëtaren e Izraelit.

Tv Klan