Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një muaj më parë televizioni ynë ka transmetuar një kronikë e cila paralajmëronte shembjen e vlerave të rralla të kulturës në Gjirokastër. Nga shtëpia e Babaramove, dilte thirrja “ndihmë”, por kjo nuk u dëgjua nga askush. Pak ditë më parë një nga 5 banesat më karakteristike të qytetit muze u shemb, duke rrezikuar jetën e dy prej pjesëtarëve.

Kryeinxhinierja e degës së Monumenteve Edi Buka thotë, se shenjat e shembjes për shkak të amortizimit janë evidentuar kohë më parë nga ekspertët, por për mungesë fondesh nuk është ndërhyrë, për restaurimin e tyre. Kështu në rrezik shembje janë edhe disa banesa të tjera në listën e monumenteve të rralla të kategorisë së parë. Nëse këtu nuk do të vihet dorë dhe shembjet e nisura do të vazhdojnë me këtë ritëm atëherë shumë shpejt në vend të pamjes së bukur të qytetit të gurtë, do të kemi një grumbull gërmadhash./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti