Dy vëllezër janë plagosur me mjete të forta (levë) ditën e sotme rreth orës 11:10, në Fushë-Krujë tek tregu, pas një konflikti për motive pronësie me familjen e shtetasit S.S.

Policia njofton se janë qëlluar me levë dy vëllezërit me inicialet E.C. 17 vjeç dhe B.C. 25 vjeç, të cilët po dërgohen në Spitalin e Traumës Tiranë.

Gjatë konfliktit njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al