Veliaj: Është kantieri i 20-të, super lajm për zonën e Medresesë

Vendi ku dikur ngrihej godina e vjetër e ndërmarrje së ujësjellës kanalizimeve në zonën e medresesë do të shërbej për ngritjen e një shkolle të re.

“Ky është kantieri i 20-të i shkollave në Tiranën e madhe, për Njësinë 8, sidomos për zonën e Medresesë, ku ndodhet kryqëzimi më i ngarkuar në Tiranë, siç është zona e 5 Majit, ndërtimi i një shkolle të re është super lajm. Ndërtimi i saj ka qenë kërkesë e hershme e Njësisë 8, e cila është rritur shumë vitet e fundit. Kjo është arsyeja pse po bëjmë një shkollë nga kjo anë e unazës dhe një tjetër, shkollën “Kiço Blushi”, në anën e re të Njësisë 8, ku është vendosur popullsia pas viteve ‘90,”

Veliaj nënvizoi faktin se kjo godinë dikur shërbente si shkollë.

“Fillimisht zyrat e UKT-së ishin destinuar për shkollë. E dini vetë mentalitetin e Saliut dhe të Lulit gjej hapësirë dhe improvizo zgjidhje dhe nuk u bë kurrë shkollë, por u përdor nga UKT-ja për disa vite. Nuk shoh asnjë arsye përse një kompani, si UKT-ja, të zaptojë një shkollë. Kjo është arsyeja përse UKT-në e kemi çuar në një ndërtesë tjetër, kurse këtë hapësirë po e rikthejmë në destinacionin fillestar, e cila ka qenë shkollë.

Nga ana tjetër, Veliaj u shpreh se shkollat janë prioriteti kryesor i bashkisë.

Tv Klan