Në raundin e 16 Ajax ndeshet me Aston Villa, goglat përcaktojnë edhe një derbi ballkanik
Në Nion të Zvicrës u përcaktuan tetë çiftet e raundit të 16 të Ligës së Konferencës. Ajaksi i Amsterdamit do të ndeshet me Aston Vilën, ndërsa Union Seint Gilo sfidon turqit e Fenerbahçes.
Makabi Haifa do të jetë kundërshtari i Fiorentinës, finaliste e sezonit të kaluar të këtij kompeticioni. Goglat kanë vendosur kundër Olimpiakosin me Makabi Tel Aviv.
Për shkak të luftës, gjasat janë të mëdha që skuadrat izraelite të luajnë jashtë Izreaelit.
Në raundin e 16 të Ligës së Konferencës do të ketë një derbi ballkanik mes Dinamo Zagrebit dhe Paokut.
Sfida të tjera do të jenë Servette-Viktoria Plzen; Molde-Brugge dhe Sturm Graz-Lille. Ndeshja e parë luhet më 7 mars, ndërsa ajo e kthimit një javë më pas.
Ekipet fituese në grupe do të zhvillojnë takimin e dytë në shtëpi. Finalja e këtij kompeticioni do të luhet më 29 maj në Athinë.
Klan News