Mediat angleze shkruajnë se përfaqësueset pjesëmarrëse në Euro 2024 pritet të kenë 26 lojtarë nga 23 që parashikohet aktualisht. Sky Sport ka mësuar se në mbledhjen e Komisionit të Garave për ekipet Kombëtare është votuar në favor të kësaj kërkese.

Sugjerimi erdhi 2 javë më parë në takimin e trajnerëve të përfaqësueseve pjesëmarrëse në finalet e Europianit. Por një rregull i tillë merr formë të prerë vetëm nëse miratohet nga Komiteti Ekezkutiv i UEFA-s.

Mbledhja e ardhshme e këtij bordi të rëndësishëm është parashikuar të mbahet më 22 Maj. Në Europianin e kaluar edhe për shkak të situatës së krijuar nga Covid u lejua që trajnerët të grumbullonin 26 futbollistë.

Kësaj here ka trajnerë të cilët mendojnë se është e nevojshme për shkak të dëmtimeve të mundshme. Kur kanë mbetur edhe më pak se 2 muaj nga nisja e Euro 2024, trajnerët janë duke shuar dilemat e fundit për ndërtimin e listës.

Këtë kampionat të jashtëzakonshëm që do të mbahet nga 14 Qershori deri më 14 Korrik në Gjermani do ta ndiqni ekskluzivisht në Tv Klan.

Tv Klan