Shpërthimi i një makine që ndodhej e parkuar pranë një karburanti për pak sa nuk përfundoi në tragjedi mbrëmjen e kësaj të enjteje. Ngjarja ndodhi në lagjen nr 9,  në qytetin e Korçës. Makina Benz me targa AA575PT, ishte në pronësi të një gruaje me iniciale V.D, e cila ndodhej në automjet sëbashku me dy persona të tjerë, shtetasja J.O dhe shtetasi F.D.

Si pasojë e shpërthimit u plagosën të tre personat që ndodheshin në makinë, si dhe një punonjës i karburantit me iniciale D.M. Të lënduarit u dërguan në spitalin e Korçës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se automjeti ka pasur rrjedhje gazi dhe zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht nga ndezja e një cigareje nga drejtuesja e mjetit.

Megjithatë për ngjarjen është ngritur një grup hetimor, që po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.

/tvklan.al