FIFA ka publikuar përditësimin e renditjes së përgjithshme të kombëtareve, pas përfundimit të Europianit dhe Kupës së Amerikës.

Shqipëria nuk ka ndryshuar asnjë pozicion, teksa mbetet në vendin e 66-të, aty ku ishte edhe para Euro 2024. Dy humbje dhe një barazim, kanë bërë që kuqezinjtë të mos lëvizin asnjë vend.

Në vendin e parë, vazhdon të mbetet Argjentina, e ndjekur nga Franca. Spanja është ngjitur me pesë pozicione dhe tashmë renditet në vendin e tretë, një pozicion sipër Anglisë, që mban vendin e katërt, pasi kaloi Brazilin.

Belgjika ka humbur tre vende dhe renditet e gjashta. Dhjetëshja e parë plotësohet nga Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia. Turqia është një nga kombëtaret me rritjen më të madhe, pasi ka fituar plot 16 pozicione dhe renditet e 26-ta.

Nga ky përditësim, Kosova ka humbur një pozicion, duke zbritur në vendin e 106-të. /tvklan.al