Ceremonia e Çmimeve Oskar është shtyrë për në Prill të vitit 2021. Tradicionalisht kjo ndarja e çmimeve për filmat të cilët janë pretendent mbahet në muajin Shkurt , por organizatorët nisur edhe nga pandemia e Covid-19, vendosën që të zhvillohet më vonë.

Oskari për vitin 2021 do të mbahen në datën 25 Prill. Jo vetëm kaq por Akademia e Filmit ka shtyrë edhe datën e dorëzimeve të filmave që do të garojnë për Oscar deri në 31 Dhjetor 2020.

Sipas Presidentit të akademisë David Rubin, me shtyrjen e datës së ceremonisë së çmimeve të gjithë producentëve do t’u jepet mundësia që të rishikojnë filmat si dhe mbarojnë xhirimet e lëna pezull.

Është hera e katërt në historinë 93-vjeçare të çmimeve akademike Oscar që datat janë ndryshuar. Në vitin 1938 ceremonia u shty për shkak të përmbytjeve në Los Angeles, në 1968 për vrasjen e liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr dhe në 1981 pas tentativës për vrasje të Presidentit Ronald Reagan.

Jo vetëm kaq, por koronavirusi ka shtyrë edhe një tjetër ceremoni të rëndësishme, atë të Çmimeve Bafta. Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit duhej të zhvilloheshin në Londër më 14 Shkurt 2021, por ato tani janë shtyrë për në 11 Prill 2021.

Gjithashtu, edhe eventi tjetër Golden Globe është shtyrë, data e të cilit ende nuk është publikuar nga organizatorët.

Javën e kaluar u dha drita jeshile për producentët në Hollyëood  për të rifilluar punën e tyre, ku u aprovuan rregulla te reja për distancimin fizik dhe teste të përditshme për stafin dhe aktorët.

Kinematë do të rihapen në Korrik kur do të paraqiten para publikut filmat Tenet dhe Mulan, ndërsa rihapja e teatrove mbetet ende e paqartë për shkak të Covid.

Klan Plus