125 të shtruar në spital, 15 në terapi intensive

Tre persona të tjerë nuk kanë mundur dot t’i mbijetojnë koronavirusit dhe kanë ndërruar jetë në spitalet covid ne vendin tonë duke e çuar totalin e viktimave në 228.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 2 qytetarë nga Tirana, një 64 dhe një 78-vjeçar dhe një 82-vjeçare nga Elbasani”.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orët e fundit janë kryer 626 testime nga të cilët 120 persona janë konfirmuar positivë. Gjysmat e tyre janë në Tiranë.

“59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë”.

Në të 2 spitalet covid po trajtohen 125 pacientë, 15 pacientë prej të cilëve janë në terapi intensive ndërsa 5 janë të intubuar në gjendje të rëndë. Në spital po qëndrojnë edhe 12 persona që e kanë kaluar sëmundjen, por po marrin trajtim për pasojat e virusit. Në 24 orë janë shëruar 48 qytetarë.

Tv Klan