Kompozitori ndërroi jetë në Romë në moshën 91-vjeçare

Kompozitori i fashmëm italian që krijoi disa nga kolonat më të bukura zanore ndërroi jetë në një klinikë në Romë në moshën 91-vjeçare, duke i dhënë fund nje krijimtarise gjeniale dhe nje copëze historie së muzikës kinematografike.

Me një modesti prej gjeniu, ai ka shkruar vetë njoftimin e vdekjes, ku ndarjen më të dhimbshme e ka me bashkeshorten e tij.  Shkroi për qindra filma, programe televizive dhe orkestra, por ishte miqësia e tij me regjisorin italian Sergio Leone që i solli famën.

Te paharrueshme jane krijimet e tij ne bashkëpunimet për atë që njihet si Spaghetti Westerns, në filma që patën si protagonist Clint Eastwood në vitet 1960.

Muzika e tij është përdorur në më shumë se 60 filma, ka ndikuar gjenerata të tëra, por shumë e kanë memorizuar me kolonën zanore të filmit të njohur të Coppolas kumbari.

Morricone përdori instrumente jo konvencionale, me tinguj të vërtetë si fishkëllimë, çarje të kamxhikëve, të shtëna me armë dhe tinguj të frymëzuar nga kafshët e egra.

Në karrierën e tij të gjatë ka shitur mbi 70 milionë disqe, është vlerësuar dy herë me Oscar në vitin 2007, për kontributin e tij në muzikë, art dhe film, ndërsa në 2016 për kolonën zanore të filmit të tarantinos “The Hateful Eight”. Ka fituar tre Grammy Awards, katër Golden Globes, 6 Bafta, etj.

Tv Klan