Protesta të mëdha parashikohet të mbahen gjatë ditës së sotme në Minsk të Bjellorusisë. Protestuesit kanë paralajmëruar për një nga protestat më të mëdha.

Ata kërkojnë largimin nga pushteti të Presidentit Alexander Lukashenko. Të shtunën, forcat e sigurisë arrestuan dhjetra protestues, kryesisht studentë, të cilët kishin dalë në rrugët e Minskut.

Sipas reporterit të BBC në Minsk, protesta e sotme pritet të jetë një nga më të mëdhatë. Policia ka marrë masa dhe është në gatishmëri.

Agjentë civile mbikëqyrin protestat, madje arrestojnë demonstruesit duke i mos lejuar që të mblidhen në sheshin qëndror të Minskut. Protestuesit thonë se zgjedhjet presidenciale të 9 Gushtit ishin të manipuluara, në të cilat Lukashenko fitoi me shumicë absolute votash. Presidenti i Bjellorusisë qëndron në pushtet që prej vitit 1994. /tvklan.al