“Zëvendësimi” i makinave kërkon infrastrukturë shtesë

Kohët e fundit njerëzit kanë shprehur interesim ndaj biçikletave dhe skuterëve elektrikë, si një mundësi e mirë për transportin publik në qytet. Disa qytete e kanë vendosur si kusht transportin me biçikleta apo skuterë për të evituar trafikun dhe uljen e ndotjes së ajrit në qytet.

Në Milano po shndërrohet në një orientin edhe social përdorimi i biçikletave dhe skuterëve përpara makinave. Ky orientim i bashkisë u bë veçanërisht pas situatës së krijuar nga koronavirusi, pas mungesës së urbanëve në qytet. Autoritetet vendore zgjodhën që banorët të qarkullonin me mjetet të tjera të transportit publik, në mënyrë që të ruanin edhe distancimin social.

Por sipas një raporti të publikuar nga qendra e operacioneve Areu, në lidhje me aksidentet që përfshijnë biçikletat dhe skuterët elektrikë, shifrat janë vërtet alarmante. Vetëm në 66 ditë kanë mbetur të plagosur 533 persona, shkak mbetet infrastruktura rrugore, shpejtësia dhe padijenia e përdoruesve.

Të premten, këshilltari rajonal për sigurinë, Ricardo de Corato, theksoi se ka një rritje dramatike të aksidenteve për shkak të të ashtuquajturës lëvizshmëri e qëndrueshme. Shifrat janë alarmante pa marrë parasysh ata që kanë shkuar në spital në mënyrë anonime. Autoritetet duhet të punojnë më tepër në drejtimin e infrastrukturës rrugore dhe se vendosja e helmetës tek skuterët elektrikë të bëhet e detyrueshme.