Në “Camp Nou” si Barcelona dhe Real duan fitoren

Në “Camp Nou” pas pak do të nisë ndeshja më e rëndësishme e futbollit spanjoll dhe një nga më emocionueset në botë.

El Clasico do të zhvillohet në një klimë tjetër, pasi në tribuna nuk do të ketë tifozë për shkak të masave anti-Covid.

Barcelona dhe Real Madrid janë në kërkim të pikëve, pasi javën e kaluar u mundën në kampionat. Te Barça janë më të qetë, pasi fituan në Champions me Ferencvaros, ndërsa Real u dorëzua në shtëpi përballë Shakhtar.

Zidane edhe pse e mohon në mediat përflitet se është në dyshim për vijueshmërinë te Loc Blancos, ndërsa Koeman kërkon të fitojë sa më shumë besimin e lojtarëve të tij.

Katalanasit do të mbështeten te Messi, por edhe te talenti Ansu Fati e Griezmann. Madrilenët besojnë te Benzema, që pritet të ketë ndihmën e Vinicius e Asensio.

Tv Klan