Roma dhe Sassuolo fitojnë pozicione në renditje

Në limite të kohës shtesë Milan gjeti fitoren në San Siro ndaj Lazios duke vazhduar edhe kryesimin në kampionat. Distanca me vendin e dytë mbetet një pikë.

Në Milano ishte një ndeshje dramatike. Dy herë kaluan në avantazh kuqezinjtë në minutat e para.

Rebic shënoi në të 10’ ndërsa Calhanoglu dyfishoi me 11-metërsh 7 minuta më pas.

Nuk zgjati shumë dhe arbitri akordoi penallti për Lazion. Cirro Immobile nuk mundi ta dërgonte në rrjetë.

Ishte Luis Alberto ai që korrigjoi gabimin. Por me fillimin e së dytës Immobile e shkroi emrin e tij në listën e golashënuesve.

Deri në minutën e 92’ rezultati nuk ndryshoi. Për fitoren e Milanit mendoi Theo Hernandez. Më herët Inter i vendit të dytë fitoi 2-1 me Veronën. Roma u ngjit në vendin e tretë pas fitores 3-2 me Cagliari.

Vazhdon suksesin Sassuolo që fitoi në fushën e Sampdorias.

Ndërsa Napoli nuk e pati të lehtë të barazonte me Torinon në stadiumin Maradona.

Tv Klan