“Real Madrid dhe Barcelona, nivel i lartë”

Në një intervistë për gazetën sportive spanjolle AS, Mohamed Salah nuk i tha “JO” një transferimi të mundshëm tek Barcelona apo Real Madrid në të ardhmen, duke shtuar kështu spekulimet e vazhdueshme se egjiptiani po vëzhgohet nga dy klubet më të mira të La Liga.

“Mendoj se Madridi dhe Barcelona janë klube të nivelit të lartë. Ne nuk e dimë asnjëherë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por tani për tani jam i përqendruar të fitoj Premier League. Dhe sërish Champions League me klubin tim”.

Salah, i cili ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 3 asist në këtë sezon shtoi se gjithçka është në dorë të Liverpool kur u pyet se edhe sa kohë e sheh veten në këtë ekip

“Kjo është pyetje e vështirë për mua, tani për tani mund të them që çdo gjë është në dorë të klubit”.

Salah është një prej futbollistëve më të mirë në botë me një rendimet të lartë shënimi për Liverpool. Ka realizuar 108 gola, 44 assist dhe 172 ndeshje me skuadrën e Jurgen Klopp.

Tv Klan