Fituesi shkon në finalen për një vend në Europian

Kosova do të luajë sot sfidën gjysmëfinale ndaj Maqedonisë së Veriut e vlefshme për play off për një vend në finalet e Europianit.

Dardanët synojnë të hedhin një tjetër hap drejt ëndrrës për të debutuar në një turne madhor.

Kosova do të luajë në orën 20:45 në Shkup dhe trajneri Challandes ka disa mungesa të rëndësishme, mes tyre kapiteni Rrahmani, Rashica dhe Muriqi.

Nëse fitojnë me Maqedoninë e Veriut do të përballen me të kualifikuarin nga sfida Gjeorgji-Bjellorusi për të diskutuar vendin në finalet e Europianit.

Tv Klan