Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Unë erdha në Shqipëri për të marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike por atmosfera që gjeta nuk ishte ashtu siç e prisja, tha Doris Pack. Shumë fyrje sharje madje dhe përjashtime. Kështu vendosa të mos ndjek punimet e Kuvendit, për të mos vlerësuar edhe sjelljet e shfaqura ditët e fundit në PD. Prania ime në sallë do të keqpërdorej si vlerësim ndërkohë që është e kundërta.

Dua të sqaroj tha Doris Pack, se përfaqësuesja e Partive Popullore Europiane e caktuar për të ardhur në Kongres jam unë. Më vjen keq që në kuvend përfaqësuesit e Partisë Forca Italia, janë prezantuar si përfaqësues të PPE, ndërkohë që nuk janë anëtar, mesa duket kjo është keqpërdorur si vlerësim. E pyetur nëse do të takohet me Berishën, zonja Pack tha: Unë nuk do të takoj njeri, ata që dëshironin erdhën dhe më takuan, flas këtu për përfaqësues të PD.

Më tej ajo vijoi, unë jam për një PD të fortë dhe të bashkuar por mesa shoh ka shumë gabime, nuk mund të fyen njerëzit duke i quajtur spiun apo çfardo epiteti tjetër që ju vetë i keni dëgjuar gjatë këtyre ditëve. Duke u ndalur tek tërheqja e Genc Pollos nga kandidimi për postin e kryetarit Pack tha: Ai nuk pa ndonjë shank përball vështirësive që ju krijuan. Kur shikon që të gjithë thërrasin Berisha, Berisha është e këndshme por nuk është shumë demokratike. Janë njerës që janë sensibilizuar për ta bërë këtë, kështu që është shumë e vështirë për kandidatin tjetër.

Pollo kishte shancin për të marrë shumë vota por ai së bashku me disa të tjerë menduan se ishte më mirë të tërhiqej sepse atmosfera nuk ishte e nevojshme. Pollo nuk shahu dhe as nuk ofendoi njeri gjatë fushatës së tij, por ai kishte një projekt europian për Shqipërinë. Por problem është se këtu shumica ndjekin liderin dhe nuk shohin programin.

Ndërsa përsa i përketë Berishës Pack tha: Unë dhe partia ime e kemi ndihmuar shumë atë duke njohur meritat e tij në Partinë Demokratike, mund të them se është koha që ai të jap shancin brezit të ri. Ndihma ime është për shqiptarët dhe ata kanë nevoj për parti që janë vërtet të devotshme për vetë ata. Unë mendos se si demokratët dhe socialistët duhet të mendojnë se qëllimi i tyre nuk është partia por vendi, Shqipëria./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego