Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në ambjentet e kompleksit sportive Dinamo presidenti i skuadrës së futbollit Dinamo, Besnik Sula ka organizuar një takim ku ka shfaqur reagimin e tij ndaj akuzave për shitje të ndeshjes me Partizanin bërë nga trajneri Kasmi dhe stafi i tij teknik. Ashtu si dhe sekretari i Dinamos Morina prononcuar një ditë më parë edhe Sula është befasuar nga akuzat dhe dorëheqja e trajnerit që ai ja ka aprovuar sot. Stafi drejtues i Dinamos bën të gjitha përpjekjet për krijimin e kushteve sa më optimale. Ne kemi synime të larta dhe mendojmë për të ardhmen e Dinamos dhe jo të ekipeve të tjera ka vazhduar Sula.

Vetëm stafi teknik për këto tre muaj është shpërblyer me 10 milion lekë. Ne i kërkuam trajnerit Kasmi emra konkret për akuzat e ngritura për të marrë masa të rrepta deri në përjashtimin nga skuadra të futbollistëve, por asgjë konkrte nga Kasmi.

Redi Jupi ndërmjet futbollistëve të ndodhur u shpreh se skuadra është kompakte me gjithë paraqitjen jo të mirë të të gjithë lojtarëve në një ndëshje. Sula ka përfunduar se duhet të pranojmë dhe mendimin se frika e ndonjë shkarkimi nga ana jonë për rezultatet jo të mira të dy ndeshjeve të fundit dhe problemeve të tjera që ata kanë e ka detyruar stafin të bëj këtë dorëheqje. Shumë shpejt ekipi i futbollit do ketë stafin e ri ka deklaruar Morina dhe Sula./tvklan.al