Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Federata Shqiptare e Futbollit ka refuzuar kërkesën e trajnerit të kombëtares Medin Zhega për një ndeshje miqësore me skudrën e kategorisë së dytë të Gjermanisë Nurenberg. Trajneri i kuq e zinjve, ka protestuar ashpër duke i quajtur drejtuesit e federatës si sabotatorë të punës së tij. Ndërkohë presidenti Papadhopulli ka argumentuar se skuadra kombëtare nuk mund të luaj ndeshje të nivelit kaq të ulët. Reputacioni i kuq e zinjve do të binte, nëse do të luanim me një skuadër të kategorisë së dytë thotë Papadhopulli.

Muaji Mars i planifikuar për të luajtur një miqësore do të përbëj edhe një nga objektivat e parë të pa arritur nga Zhega, pasi ndeshja e vetme miqësore e konfirmuar mbetet ajo e 26 Prillit me Maqedonin në Shkup./tvklan.al

Gazetar – Dritan Shakohoxha