Praktikojnë boksin për të rritur reflekset

Këta që shikoni nuk janë boksierë, por portierë të përfaqësueses së Austrisë, pjesëmarrëse në Euro 2020. Trajneri Rober Almer gjeti një mënyrë të veçantë për të rritur reflekset e tyre.

Me një palë doreza ai pret grushtet e portierëve ndoshta një mënyrë për të grushtuar goditjet e kundërshtarëve. Mes tyre më përvojë ka Pavao Pervan i Wolfsburg, i cili deri më tani ka zhvilluar 7 takime me përfaqësuesen.

Austria është pjesë e finaleve të një Europiani për herë të tretë, pas tyre në 2008 si bashkë organizatore e turneut dhe 2016.

Austria është pjesë e grupit C së bashku me Holandën, Ukrainën dhe Maqedoninë e Veriut. Futbollisti më i njohur i saj është David Alaba, ish-mbrojtësi i Bayren Munchen.

Tv Klan