Hitparade i absurdit shqiptar.

Të rinjtë e LSI-së kanë publikuar një video, ku tregojnë, sesi protestuesit mund të mbrohen nga gazi lotsjellës, në protestën e nesërme. Rama gjatë Samitit të Diasporës, ditën e premte, iu përgjigj me “lovë you too”, thirrjes së një pjesëmarrësesje në sallë më “I love you”. Në ambasadën shqiptare në Athinë, rradhët janë të gjata dhe emigrantët duhet të humbin kohë, për të mbaruar punë.Në Pogradec, të moshuarit zgjohen në mesnatë për të zënë rradhë për të marrë pensionin. Janë këto disa nga videot, që shfaqen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit”.