Loja me vezët e pashkës/ stinë zgjedhjesh në Shqipëri e Europë.

Ditën e djeshme mediat transmetuan pamjet e takimit Vucic-Mogherini, që vec të tjerash, thyen edhe vezët e Pashkës.Sot dy muaj nga zgjedhjet lokale, partitë opozitare, që nuk janë regjistruar në proces, takuan presidentin Meta në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën.Nga ana tjetër PS firmosi marrëveshjen për zgjedhjet me 23 parti të tjera. Zgjedhjet për parlamentin europian, do të nxjerrin në votime qytetarët e vendeve anëtare në 26 maj.

Rrëzimi i vincit në portin e Sarandës, si u manipulua ngjarja.

Në 10 shtator 2015, në Sarandë u regjistrua një fenomen i rrallë natyror, me një erë me shpejtësi 140-150 km/orë.Nga moti i keq, në Portin e mallrave të Limjonit, ra vinci i madh, që dëmtoi dy peshkarexha.Prokuroria e Sarandës nisi hetimet dhe prokurori i cështjes, Sali Hasa, pushoi cështjen me motivin e pasojave të motit.Por cështja u rihap dhe i njejti prokuror, Sali Hasa, “zhduk” fenomenin natyror dhe e drejton akuzën mbi manovratorin e vincit, Elez Mejdani.

Nga ana tjetër nga Porti konfirmohet, se Elezi nuk ka qenë në punë atë ditë.

Gazetari i “Stop” mori mendimin e një specialisti dhe ish- drejtor i Portit Sarandë, Pëllumb Halimi,i cili shpjegon, se sistemi i elektrovincit, ka funksionuar.

Ponstan shurup tërhiqet nga tregu europian, gjendet në farmacitë tona.

Që nga dhjetori i 2017-ës medikamenti “ponstan shurup”,është ndaluar prodhimi dhe tregtimi në tregun europian të barnave, për shkak të konstatimit të niveleve të larta të plumbit dhe litiumit.Gazetarja e “Stop” bëri një vëzhgim në disa farmaci të Tiranës dhe rezultoi, se disa prej tyre, e tregtojnë shurupin ponstan, edhe pse e dinë, që është ndaluar. Nga ana tjetër, Dëfrim Goma, sekretar i përgjithshëm i Urdhrit të farmacistëve, shprehet, se Agjensia Kombëtare e Barnave, nuk e ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e këtij medikamenti.