Situata politike në vend ka ndikuar edhe tek turistët dhe pushuesit vendas e të huaj. E ndërsa një pjesë e popullsisë iu drejtuan kutive të votimit. Të tjerë zgjodhën të kalonin fundjavën në det. Në Durrës dhe Vlorë, ata dhanë edhe arsyet përse nuk votuan.

“Nuk votojmë asnjëherë”.

“Nuk kam votuar dhe as nuk do të votoj. Nuk kemi pse me votuar”.

“Ka alternativa, por nuk na pëlqejnë”.

“Po për çfarë të votojmë, për çfarë arsyeje?”

Po më mirë në plazh sepse nuk kemi pasur asnjë lloj interesi si nga i pari ashtu edhe nga i dyti”.

Të tjerë i kanë bërë të dyja, plazhin dhe votimin.

“Votova, votova por nuk tregohet, por për PS-në”.

“E mira ishte të votonim dhe pastaj të bënim plazh, ne i bëmë të dyja”.

“Unë pres që të qetësohet koha dhe pas plazhit do të shkoj”.

Bregdeti i Durrësit dhe Vlorës janë dy nga bregdetet më të frekuentuar nga qytetarët.

Tv Klan