Meta apo njeriu me top/ Kercimi per te mos u humbur i gjyqtares se Elbasanit.

Në ditët më të nxehta deri tani, policët rrugorë shfaqen rrugëve me jelekë të verdhë të trashë, sikur kanë veshur antiplumb. Në redaksinë tonë kanë mbërritur disa video, që tregojnë, sesi përballen me kushtet e vapës këta punonjës policie. Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të tij, presidenti Meta është filmuar në plazh, duke luajtur me top me kostum banjoje.Një video tregon, sesi argëtohet e kërcen gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, në një prej lokaleve të qytetit me këngën “moj lulija jonë me limona”.

Kamera e fshehte/ Si lulezon tregu me porosi i punimeve te diplomes.

Temat e diplomave për cikle të caktuara studimesh bachelor ose master, vazhdojnë të jepen dhe të merren në mënyrë abuzive dhe të paligjshme. Sot, nëpër rrjetet sociale lulëzojnë faqe, që ofrojnë punime diplome, ku një i ri porosit një temë diplome, duke paguar shuma të ndryshme, që variojnë nga 100 mijë lekë deri në 350 euro. Më tej pajisesh me punimin e kërkuar për dy-tre javë.Ne iu drejtuam një faqeje në instagram dhe bëmë një porosi për temë diplome.Personi, që na u përgjigj, na mori përsipër temën “Motivet e folklorit shqiptar” për në Universitetin e Vlorës.

Tema e diplomes per infermieri/Pas porosise, i riu paguan e merr punimin.

Në një tjetër rast të diplomave me porosi, një bashkëpunëtor i “Stop” shkon në Fushë Krujë, ku bën bisedime me një person, i cili merr përsipër punimin dhe përgatitjen e temës së diplomës në Infermieri të Përgjithshme.Qytetari kërkon një punim me 60 deri në 80 faqe dhe për këtë kërkohet një pagesë prej 180 mijë lekësh. Pas kryerjes së bisedës dhe rënies dakord, qytetari merr porosinë dhe paguan paratë në dorë, duke u siguruar, se nuk ka asnjë problem me plagjiaturën, pasi kanë program, që e kontrollojnë.