“Dortmund një klub i madh, mund të ishte një hap në karrierë”

Thomas Strakosha e vlerësoi si interesante një aventurë te Borussia Dortmund. Portieri shqiptar i Lazio u intervistua nga Sky Sports Deutschland ku nuk fshehu këtë dëshirë edhe pse tha se është i kënaqur te Lazio.

“Jam i lumtur te Lazio dhe i jam shumë mirënjohës këtij klubi. Roma është shtëpia ime e dytë, ndjehem mirë në këtë qytet, por jam i hapur për sfida të reja. Borussia Dortmund është një klub i madh, ka një skuadër shumë të re dhe një stadium të jashtëzakonshëm.

Mund të ishte një etapë e mirë në karrierën time. Cili nuk do të ishte i interesuar për një klub të tillë? Bundesliga është një kampionat interesant, me ekipe të mirë”.

Strakosha foli edhe për sfidën mes Lazio dhe Bayern në Champions League. “Do të bëjmë gjithçka të mundur për tu larguar nga fusha si fitues dhe të kalojmë në turin pasardhës”. Thomas Strakosha për momentin është i dëmtuar në gju dhe i mungon Lazio.

Tv Klan