Është vlerësuar me notë maksimale 7, po aq sa Correa që shënoi golin e barazimit. Portieri i Lazio, Thomas Strakosha është cilësuar si një nga më të mirët në ndeshjen kundër Milanit.

“Strakosha uli qepenin”, shkruan Gazzetta Dello Sport. Edhe pse nuk ofron imazhin e sigurisë, portieri i Kombëtares Shqiptare ishte vendimtar me pritjet e tij në përballjen e javës në serie A. Edhe në rastrin e golit të pësuar, gardiani i Lazio është i shfajësuar pasi u tregua pozicional, por pësoi për shkak të devijimit të topit.

Që në pjesën e parë të takimit, Strakosha i mohoi golin Milanit në tentativen e Calhaoglu. Ndeshja javës së 13 të Serie A, mes Lazio dhe Milanit u cilësua gjerësisht në mediat italiane si një surprizë e skuadrës vendase ndaj kuqezinjve.

Skuadra e Gattuso shënoi rreth fundit në ndeshjes, saktësisht në minutën e ’79. Fitorja nuk ishte ende e sigurtë për ta pasi Lazio insistoi në gjetjen e barazimit deri sa e arriti në minutën e ’94.

Skuadrat ruajtën të njëjtat pozicione në tabelën e renditjes me Lazion që gjendet në vendin e 4, ndërsa Milani në të pestin me 1 pikë më pak.

Tv Klan