Gratë janë më të forta se burrat përsa i përket perceptimit të dhimbjes. Ajo që besohej edhe në kulturën popullore, është vërtetuar edhe nga shkenca. Rezulton se përballë eksperiencave të dhimbshme, qofshin fizike apo psikologjike, dhe në ripërtëritjen e tyre, gratë janë më pak të stresuara dhe i përballojnë më qetë. Studimi është kryer nga universitetet kanadeze dhe është publikuar në revistën shkencore

Current Biology

.

Analizimet e kryera kanë nxjerrë në pah diferencat mes dy gjinive. Rezultoi se meshkujt I kujtojnë më rrallë eksperiencat e tyre negative, por ama vuajnë nëse rikthehen në vende ku kanë përjetuar ngjarje të pakëndshme apo të dhimbshme, ndërkohë që kjo gjë nuk para ndodh tek femrat.

Eksperimentet janë kryer fillimisht tek kaviet e laboratorit, dhe më pas janë shtrirë edhe tek humanët. Ekspertët theksojnë se kanë mbetur të surprizuar shumë pasi rezultatet në diferencat mashkull-femër ishin të njëjta në dy specie.

Klan Plus